Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka kritikuar partitë opozitare lidhur me procesin politik dhe dështimin për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve, raporton GazetaBlic.
Ajo tha se PDK dhe LDK kanë ndryshuar qëndrime disa herë gjatë procesit, nga pritja e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, te kërkesa për marrëveshje politike dhe kandidatë konsensualë, deri te refuzimi i propozimeve konkrete.
Sipas Nagavcit, këto zhvillime kanë çuar vendin drejt zgjedhjeve të panevojshme, duke bllokuar procesin institucional.


