Lajme

Nagavci: I kemi marrë të gjitha masat që të mbahet Testi i Maturës

08/24/2022 18:57
nga:Q R

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjiasë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se pjesa e dytë e Testit Shtetëror të Maturës do të mbahet.

Ajo ka thënë se e mirëpret deklaratën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që mësimdhënësit që do të monitorojnë provimin të mos jenë pjesë e grevës që është paralajmëruar nga ata.

“Provimi duhet të mbahet, nga ana jonë duhet të bëjmë angazhimin e përbashkët që testi të ketë sukses. Duhet t’i bëjmë përgatitjet nga ana jonë që testi të mos dështojë sepse në të do të marrin pjesë rreth 5 mijë maturantë. Ne si ministri i kemi marrë të gjitha masat që të mbahet testi”,ka thënë Nagavci në KlanKosova.