Gazeta Blic dje ka raportuar se si dy ministri ajo e Financave dhe MASHT po kërkojnë me çdo kusht listën e grevistëve, raporton Gazeta Blic.
MEF perms Thesarit e MASHT përmes inspektorëve.
Këtë e ka konfirmuar ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci e cila ka thënë se këtë do të vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë.
“Po kemi kërkuar të dhëna nga inpektorët e MASHT në komuna se kush është në grevë e kush jo. Ky nuk është presion, por duhet të dijmë se cilat shkolla janë në grevë e cilat jo. Do të bëjmë këtë sot, nesër pasnesër”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Ajo ka folur edhe për këresën e MEF (thesarit) duke e arsyetuar këtë kërsesë.
“Komunat janë të olbiguara që çdo muaj të raportojnë në Thesar për shkak se ka punëtorë të rinj që punësohen dhe të tjerë që ose kanë munguar ose e kanë lënë punë për cfardo arsye”, ka thënë ajo.
Nagavci është pyetur se kur do të nis zbatimi i ligjit të pagave, por nuk ka dhënë afate.
“Ligji së shpejti do të dal në dëgjim publik, pastaj votohet në Qeveri dhe në Kuvend, nuk e di datën dhe nuk dua të jap afate sepse nuk varet nga unë”, tha ajo.