Lajme

Nagavci dënon dhunën ndaj të miturit në Fushë Kosovë, Inspektorati i Arsimit në vendin e ngjarjes

09/19/2023 10:07
nga:N K

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka reaguar pas sulmit ndaj një të mituri në një çerdhe në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Nagavci e dënon ashpër këtë sulm ndaj të miturit dhe sipas saj dhuna është e papranueshme dhe duhet të dënohet.

“Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar”, ka thënë ajo.

Nagavci njofton se Inspektorati i Arsimit është në vendin e ngjarjes dhe sapo të ju dorëzohet raporti MASHT-it, do të ndërmarrin masa.

“MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, ka thënë Nagavci.