Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë mbrëmë mori vendim që të caktojë çmimet e naftës.
Sipas vendimit të marrë nga ministrja Rozeta Hajdari, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.
E për këtë vendim, naftëtarët kosovarë kanë thirrur një takim urgjent. Takimi i tyre do të zhvillohet në ora 13:30.
“Ftoheni që të merrni pjesë në takimin, i cili mbahet 09.02.2023 në ora 13:30. Në zyrat e OEK-ut, arsyeja e takimit vendimi i MTI-së”, thuhet në ftesën që kryenaftëtari, Fadil Berjani ua ka dërguar anëtarëve të shoqatës.


