Sporti

Nadal po përgatitet për Wimbledon: “Jam i emocionuar për këtë”

06/19/2022 11:14
nga:Lorik J

Rafael Nadal krijoi një tjetër kapitull mahnitës në Roland Garros, ku ai fitoi një tjetër titull Grand Slam, duke e rritur rekordin e tij historik në 22 tituj.

Nadal së fundmi potencoi se është mirë dhe po përgatitet për Wimbledonin që do të mbahet në Londër nga 27 qershori deri më 10 korrik, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam i lumtur. Nuk kam çaluar për një javë dhe evolucioni i stërvitjes po përparon”, tha spanjolli. “Nga dita në ditë dhimbja ka qenë e ndryshme dhe ky është progres. Më duhet të pres pak. Synimi im është të provoj të luaj Wimbledon dhe këtë javë më ka thënë se ka një shans.”

Ai do të udhëtojë në Londër të hënën për t’u përgatitur për Grand Slam-in e tretë të vitit.

“Kam pasur dy seanca trajtimi, siç ishte planifikuar. Për momentin progresi, siç e shoh unë, është i kënaqshëm”, shtoi ai për trajtimin e tij mjekësor javën e kaluar.

/GazetaBlic Sport