Sporti

Nadal fiton ndaj Aliassime, tani do të përballet me Djokovicin në çerekfiale të French Open

05/29/2022 20:50
nga:Lorik J

Rafael Nadal e shmangu me vështirësi humbjen në French Open, pasi u përball me Felix Auger-Aliassime.

Nadal mori një fitore 3-6 6-3 6-2 3-6 6-3 pas një ndeshje mjaft interesante, përcjell GazetaBlic Sport.

13 herë kampioni në Paris tani do të përballet me një revansh me rivalin e tij më të madh Novak Djokovic në çerekfinale, pasi serbi e mundi atë në gjysmëfinalen e vitit të kaluar.

Nadal dhe Djokovic do të takohen për herë të 59’të.

Ky ballafaqim do të zhvillohet të martën.

/GazetaBlic Sport