Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë mbështetje në fshatrat Nadakoc, Sfaraqak dhe Mavriq, raporton Gazeta Blic.
“Së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Xhon Gubetini, takuam banorët e këtyre fshatrave dhe u pritëm me entuziazëm e përkrahje të madhe”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Nadakoci, Sfaraqaku dhe Mavriqi treguan mbështetje të jashtëzakonshme për vizionin tonë!
Së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Xhon Gubetini, takuam banorët e këtyre fshatrave dhe u pritëm me entuziazëm e përkrahje të madhe.
Faleminderit nga zemra për gjithë besimin dhe mbështetjen tuaj!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve


