Nacho ka komentuar ‘El Clasicon’ të cilën skuadra e tij e humbi sonte me rezultatin 0:4.
Barcelona i ka dhënë leksione skuadrës së Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’, por Nacho ka një arsye për këtë.
Sipas mbrojtësit spanjoll, Reali u fut në fushë shumë i relaksuar për shkak të diferencës që ka në krye të tabelës. Por, mes tjerash ai pranon se skuadra ishte e dobët.
“Rezultati i thotë të gjitha. Ne ishim të tmerrshëm. Ndoshta ishim të relaksuar më shumë sesa duhet, për shkak të avantazhit në tabelë. Dhemb, por sezoni ka qenë i mirë”, ka thënë Nacho.
“Ne vuajtëm. Nuk kam shumë për të thënë. Duhet të përfundojmë në krye të tabelës dhe ta mbyllim si kampionë. Është në duart tona”, shtoi ai.
Nacho u vlerësua si një nga lojtarët më të dobët sonte, duke u pozicionuar keq në disa raste në mbrojtjen e Realit


