Mbrojtësi i kombëtares spanjolle, Nacho Fernandez, ka ndarë pritshmëritë e tij nga ndeshja gjysmëfinale e Euro 2024 kundër Francës.
“Ata janë shumë të fortë fizikisht. Ata gjithashtu kanë lojtarë të nivelit shumë të lartë. Në këtë kampionat evropian, ata mund të luajnë më shumë në mbrojtje se zakonisht, por ata janë një ekip që mund t’ju ndalojë, që mund t’ju detyrojë të luani në zonën tuaj për shumë minuta dhe kjo është ajo që ne nuk duam”, tha Nacho, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ideja jonë është të marrim iniciativën në duart tona, siç kemi bërë me kundërshtarët e tjerë në këtë turne”, shtoi mbrojtësi.
Ndeshja gjysmëfinale e Euro 2024 mes Spanjës dhe Francës do të luhet nesër, më 9 korrik, në orën 21:00 në Allianz Arena të Mynihut.
/GazetaBlic Sport.