Sporti

Nacho Fernandez do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

06/09/2023 20:57
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi 33-vjeçar Nacho Fernández do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin javën e ardhshme.

Njoftimi zyrtar i rinovimit të spanjollit do të bëhet në ditët në vijim dhe marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Nacho, në këtë sezon të fundit për skuadrën e Carlo Ancelottit, bëri 44 paraqitje, duke luajtur tashmë më shumë se 300 ndeshje për gjigantin madrilen.