Sporti

Naby Keita i bllokuar në Guinea, ushtria e këtij vendi nuk po e lejon të rikthehet në Angli

09/07/2021 10:04
nga:Mergim Rreci

Ylli i Liverpoolit, Naby Keita është në mesin e lojtarëve të bllokuar në Guinea pasi puçistët e Ushtrisë kanë kapur Presidentin, Alpha Conde dhe kanë marrur pushtetin.

26-vjeçari ishte në detyrë ndërkombëtare në vendlindjen e tij para incidentit, por klubi i tij po punon që ai të rikthehet përsëri në Angli, përcjell GazetaBlic Sport.

Disa orë të shtëna me armë u raportuan rreth pallatit presidencial të dielën, gjë që rezultoi në shtyrjen e ndeshjes Guinea kundër Marokut të hënën.

Kjo është pasi ushtarët në Guinea pretendojnë se kanë shpërndarë qeverinë e Conde dhe kushtetutën e saj dhe kanë mbyllur të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë, atje ku nuk po lejohet askush të dalë jashtë vendit.

Kryengritja kuptohet se është kryer nga një njësi elite e ushtrisë kombëtare e udhëhequr nga koloneli Mamady Doumbouya, një ish legjionar francez.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim.

/GazetaBlic Sport/