Lajme

Na u rikthye fuqishëm EULEX-i

08/03/2023 12:58
nga:Burim Ramadani

Shkruan: Burim Ramadani

U kthye edhe në vendimmarrje se çka të bëjë Policia e Kosovës, ku të vendos dhe sa trupa e çfarë njësi të vendos në terren?!!

“EULEX-i gjithashtu ka shtuar praninë e tij në veri – tani kemi patrullat tona që synojnë të plotësojnë boshllëkun e krijuar pas dorëheqjes të policëve serbë nga puna në fund të majit 2023”, paska thënë për media Shefi i EULEX-it, Barbano.

Dy pyetje për lidershipin e Kosovës:

1. Kur ka qenë hera e fundit para 2023-tës që për vendosjen e njësive të Policisë në terren ka pasur fuqi vendimmarrëse edhe EULEX-i?

2. Kur ka qenë hera e fundit para 2023-tës që EULEX ka plotësuar boshllëkun e Policisë së Kosovës?

Për sovranistët, kjo i bjen shume qartë:

Një kompetencë sovrane bartet (qoftë edhe pjesërisht) te EULEX-i!

Po ky EULEX që nga qershori 2018 ka mbetur me kapacitete krejtësisht të kufizuara, tash më 2023 është rifuqizuar në kapacitete dhe vendimmarrje.
Në vend se BE të shqyrtojë mbylljen e EULEX-it, sovranistët na rifuqizuan atë edhe në vendimmarrje, edhe në terren!