Sporti

“Na thyhen zemrat kur shikojmë fëmijët në luftë”, vëllezërit e famshëm të tenisit nisin ankandin e madh

03/03/2022 12:13
nga:N M

Dyshja më e suksesshme e tenisit, vëllezërit binjakë legjendar amerikanë Bob dhe Mike Bryan kanë njoftuar se do të mbajnë një ankand të quajtur ‘Refugee Rackets’ në turneun e ardhshëm Indian Wells, i cili fillon javën e ardhshme, me qëllim marrjen e fondeve për të ndihmuar refugjatët ukrainas, të cilët u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit rus.

“Na thyhen zemrat kur shikojmë tragjedinë që po ndodh në Ukrainë. Fëmijët duhet të jenë në kënde lojërash, jo në strehimore apo në trena ku ikin nga shtëpitë e tyre. Bota e tenisit është një familje e lidhur ngushtë dhe kam besim se kur të fillojmë ankandin më 8 mars do të kemi shumë mbështetje nga lojtarët”, ka thënë Bob Bryan.

Ankandi do të zgjat deri më 20 mars. Vëllezërit Bryan kanë fituar së bashku 119 tituj në dyshe gjatë karrierës së tyre të lojës, 16 prej tyre Grand Slam.

/GazetaBlic Sport