Lajme

“Na jena tu i nimu, ti s’po i nimon – a munesh me folë me Albinin?”/ Përplasje mes Valon Sylës e Dibran Hoxhës

12/02/2024 22:24
nga:G B

Në “Pressing” T7, po diskutohet edhe për polarizime shoqërisë, sidomos akuzat që bëhen që dikush është “pro-Serbisë”.

Dibran Hoxha, analist, ka thënë se nuk është e njëjtë sikur kur pushteti i thotë dikujt “pro-Serbisë”, e sikur kur “dikush tjetër e bën ndaj pushtetit”, por ai shton se të dyja kontribuojnë njëjtë.

“Unë pajtohem që kjo nuk e ka peshën e njëjtë, çka mendoj unë është që në diskurs kjo kontribuon njëjtë. Kur ti i thu Albin Serbia, ajo po shkon duke u tensionu”, ka thënë Hoxha.

Më pas erdh reagimi i gazetarit Valon Sylës

“Kjo tendenca me kriju polarizimin e skajshëm”, ka thënë Syla.

“A duhet Valon dikush me i ndihmu këtij polarizimi”, pyeti Hoxha.

“Na jemi duke i ndihmu Dibran, sesa po ti s’po i ndihmon. Albini po del po thotë ja jeni me Serbinë, ja me mu”, tha Syla, duke aluduar se gazetarët janë kundër këtij polarizimi.