Lajme

Mytaher Haskuka e “huq” edhe datën e balotazhit

10/18/2021 17:31
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka huqur edhe datën e mbajtjes së balotazhit.

Edhe pse më 14 nëntor (e diele) pritet të mbahet balotazhi, Haskukau ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që ta mbështesin më 15 nëntor.

Ndryshe, Haskuka dhe Shaqir Totaj i PDK-së do të përballen në balotazh më 14 nëntor, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë i Haskukës:

Të dashur qytetarë, votues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ju me votën tuaj shprehët angazhimin e madh qytetar dhe dëshirën për të mos humbur kohë në projektet për zhvillimin ekonomik të Prizrenit, por fitorja jonë nuk u finalizua tërësisht.

Për ta përmbyllur procesin zgjedhor duhet t’i vazhdojmë edhe më shumë angazhimet tona dhe me 15 nëntor ta përmbyllim ciklin e fitoreve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Duke i falënderuar përzemërsisht votuesit, kandidatët për Kuvendin Komunal, të gjithë vullnetarët e Shtabit, vëzhguesit dhe komisionarët për punën e bërë, ju them se punët e mbetura në gjysmë do t’i përfundojmë, pasi angazhimi për të mbetur të parët në Prizren do të jetë edhe më i madh, sepse Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk ka qenë më e fortë, kurrë nuk ka qenë më e fuqishme.

Mytaher Haskuka