Prishtina ka siguruar sonte kualifikim në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës e mposhti atë të Andorës me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë Prishtina do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros.
Kjo skuadër është jashtëzakonisht e fortë, megjithatë Prishtina do të synojë befasinë në këtë fazë.
Një fakt interesant është se futbollisti me vlerën më të lartë tek skuadra hungareze është një shqiptar.
Myrto Uzuni është futbollisti me vlerën më të madhe, gjithsej 3 milionë euro.
Vlera e përgjithshme e kësaj skuadre është 32 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


