Lajme

Myftiu Tërnava pret në takim përfaqësuesit e Qeverisë Kurti

07/09/2022 09:20
nga:Genita C

Myftiu Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit priti edhe zëvendëskryeministren Emilia Rexhepi dhe Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Zëvendëskryeminstrja, Emilia Rexhepi ka ardhur në emër të qeverisë për arsye se kryeministri Kurti gjendet jashtë vendit.

Ministri Latifi i bënë thirrje myftiut Tërnava që të gjithë besimtaeët të ruhen në mënyrë që të mos shkojmë drejt mbylljes.

“Bëjmë thirrje për gjithë besimtarët që të ruhen që të mos ekspozohen. Tashmë e këmi edhe vaksinën e katërt. Më e keqja ka me qenë nëse na duhet prapë me u mbyll”, tha ai.