Sot, pas orës shtatë, në gjykatën federale australiane është mbyllur seanca ku Novak Djokovic ka luftuar kundër dëbimit nga Australia.
Gjykatësi Anthony Kelly vendosi që Djokovic kishte të drejtë të qëndronte në Australi dhe i dha atij një vizë, por kjo nuk është fundi i kësaj historie ligjore, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjatë transmetimit direkt të gjykimit të tij ndodhi një episod i çuditshëm.
Hakerët hakuan lidhjet e internetit për të transmetuar muzikë me zë të lartë dhe përmbajtje pornografike.
Pak minuta para se seanca të fillonte, gazetarët klikuan në një link që kishte skaduar, të ofruar nga gjykata, pa e ditur se ai link ishte ndryshuar.
Në këtë link atyre iu shfaqë përmbajtja pornografike.
/GazetaBlic Sport/


