Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, tha se viti i ri 2024 fillon me lajme të mira për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Me heqjen e stikersave dhe lëvizja e papenguar me targa RKS, ne jemi më afër se kurrë me vëllezërit e motrat tona në Kosovë. Jemi më afër seç ishim dje, e neser edhe më afër seç jemi sot, me përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
Mustafi tutje tha se dikur shqiptarët e Luginës së Preshevës paguanin edhe sigurimet shtesë për të takuar bashkfamiljarët. E për një kohë, edhe stikersat e targave si masë reciprociteti.
“Pra, reciprociteti për barazi i jep edhe një mundësi më të madhe Luginës së Preshevës. Tani edhe do të vizitojmë e komunikojmë me Kosovën, edhe Kosova do të viziton e komunikon me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën pa pengesa dhe pa kosto shtesë”, shtoi ai.
“Urime, për tej liberalizimit të vizave. Më afër Prishtina, më afër Lugina!”.