Lajme

Mustafa: Vështirë të krenohemi kur luftëtarët kryesorë të lirisë e kalojnë ndërrimin e moteve në burg

01/02/2024 17:04
nga:G B

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pyetur se a është drejtësi shtetërore apo turp kombëtar, që luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se më mirë është ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë!

Postimi i tij i plotë:

Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar?

Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë! IM