Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në përvjetorin e ditëlindjes ka kujtuar Presidentin historik, Ibrahim Rugova, përcjell Gazeta Blic.
Mustafa në urimin e tij thotë se Rugova ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme! IM” shkruan Mustafa në Facebook.
Mustafa në shkrimin e tij thotë se Rugova kishte besim në njerëzit, ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre.
Postimi i plotë:
Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur.
Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme! IM


