Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, tha se tërmeti që goditi sot Kosovën, nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.
Tërmeti u ndje më fortë në zonën Viti-Gjilan, në afërsi të Kllokoti, dhe sipas Mustafës, tërmeti kishte magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.
Bazua në të dhënat që ISK-ja ka publikuar, thellësia hipoqendrore ishte 7 kilometra.
Njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.


