Shumë të punësuar në Kosovë kërkojnë nga punëdhënësit që të paguhen me kesh (me para në dorë).
Kështu po thotë Maliqe Mustafa, bletare.
“Punëtorët po kërkojnë vetë për pagesa KESH (me para në dorë) për shkak të mos dëmtimit të tyre përmes pagave. Problemin më të madh e kanë mos regjistrimin si punëtorë të rregullt për shkak të ndërprerjes së socialit”, ka theksuar ajo.
Ndërkaq, Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, se shumë biznese hyjnë në aktivitete jo formale për shkak të mos informimit.
“Si pasojë e mos informimit që bizneset të hyjnë në aktivitete formale, duke mos qenë mjaftueshëm të informuar rreth përfitimeve nëse qëndrojnë në formalitet dhe në të njëjtën kohë duke e ditur që pagesat në kontribute nuk janë të larta, nuk ja vlen për një pagesë që është në kontribute të kalojë në informalitet”, tha ai.
Në anën tjetër, Brikena Berisha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, ka theksuar se në hulumtimin e realizuar nga IKS, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve e pranojnë që kanë punëtorë pa kontrata dhe të pa lajmëruar.
“Në aspekt të konfidencalitetit kemi transparencë më të madhe dhe realisht 19.9% e këtyre bizneseve e pranojnë se kanë punëtorë pa kontrata të punës. Një 24% që hezitojnë dhe supozohet nuk i kanë punëtorët e lajmëruar”, tha a ajo.
Kurse, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike, ka theksuar se Ligji i Punës është i pabalancuar, duke mos i mbrojtur punëdhënësit.
“Për më shumë ne vazhdojmë të themi që Ligji i Punës është i pa balancuar, pothujase asnjë dispozitë e tij nuk e mbron punëdhënësin. Nëse secili ligj i punës i rregullon raportet mes punëdhënësve dhe punëtorëve do të duhej të ishte edhe me reflektime të caktuara sa i përket të drejtave të punëdhënësve”, ka theksuar ai.
Rukiqi tha se si Odë Ekonomike i kanë shtruar edhe disa kërkesa, sa i përket Ligjit të Punës.
“Ne çka kemi kërkuar është, në rast të mos performancës së punëtorëve të ketë procedura më të qartësuara ose nësë ligji nuk ka arritur të adresojë të gjitha dhe nuk mundet asnjë ligj të adresojë të gjitha çështje, por së paku udhëzimet administrative t’i rregullojë disa çështje. Mos performanca e punëtorëve, rreziku që dikush të largohet nga vendi i punës dhe të kërkojë vend tjetër të punës i bie që komplet investimi që ka bërë punëdhënsi në një kuadër të shkon poshtë”, thotë Rukiqi.
Zana Tabaku, ndërmarrëse në Fushën e IT-së thotë se ligji nuk i mbron pundhënësit.
“Problemi me ligjin që e kemi, sektori ynë është më problematik sepse është sektor profesional ku kemi të bëjmë me kuadro profesionale dhe për të arritur tek një kuadër profesional, na nevojitet të tranojmë një staf ku praktikantët të cilët i marrim ne invenstojmë nga 3 deri në 6 muaj për t’i dhënë mundësi që të futet në projektet e kompanisë. Ky invenstim është i kot, sepse pas 6 muajve ose pas 1 viti me dy javë paralajmërim mundet me lëshu një staf”, thotë ajo.


