Lajme

Mustafa për mbylljen e terminalit doganor në Merdare: Hani buk’ e bunkera, VV-ja po shkatërron sektorin privat në Llap

06/16/2022 20:40
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa thotë se me mbylljen e terminalit doganor në Merdare, qeveria Kurti po shkatërron sektorin privat në Llap, raporton GazetaBlic.

Mustafa shkruan se edhe pse, LVV ka në Llap kryetarin e komunës dhe 6 deputetët e Kuvendit të Kosovës, me këtë veprim ka detyruar të gjitha bizneset atje t’i kryejnë shërbimet në Prishtinë, 30km larg.

“LVV në Llap ka kryetarin e komunës dhe 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Qeveria ka vendosur terminalin doganor në Merdare ta mbyllin duke i detyruar të gjitha bizneset atje t’i kryejnë shërbimet në Prishtinë, 30km larg”

“Terminal doganor shtetëtor kanë premtuar por asnjë procedurë në letra, e lëre më në teren, nuk kanë filluar”, shkruan Mustafa.

Postimi i plotë:

LVV në Llap ka kryetarin e komunës dhe 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Qeveria ka vendosur terminalin doganor në Merdare ta mbyllin duke i detyruar të gjitha bizneset atje t’i kryejnë shërbimet në Prishtinë, 30km larg.
Terminal doganor shtetëtor kanë premtuar por asnjë procedurë në letra, e lëre më në teren, nuk kanë filluar.
Sektorin privat në Llap kanë vendosur ta shkatërrojnë.
Hani buk’ e bunkera bre…