Analisti kritikon ata që, sipas tij, po nxisin përshkallëzimin e situatës dhe paralajmëron për rrezikun e përsëritjes së vitit 1997. “T’i vëmë flakën Tiranës për të larguar ca birbo që mund t’i largojmë me votë?”, shkruan Nano.
Analisti Mustafa Nano ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave në Tiranë, duke kundërshtuar dhunën dhe thirrjet për përshkallëzimin e përplasjeve. Përmes një mesazhi, ai ka shprehur shqetësimin për qëndrimet e atyre që, sipas tij, po e nxisin dhunën dhe po përpiqen të përfitojnë politikisht nga situata.
Nano e lidh shqetësimin e tij me përvojën e vitit 1997, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë përsëritja e një skenari të ngjashëm në vend.
“Kam parë shumë veta që janë ekzaltuar dhe përndezur nga dhuna, e madje i kanë inkurajuar. ‘Fali, o Zot’, kam thënë me vete, ‘se nuk e dinë se çfarë bëjnë’”, shkruan analisti.
Ai shprehet se gjatë ditëve të fundit ka parë njerëz që, sipas tij, po i hedhin benzinë zjarrit dhe po përpiqen të përfitojnë nga situata e krijuar.
“Janë njerëz të moshës sime, që e kanë përjetuar 1997, kur kuçka Shqipëri na bëri verem, dhe duhet të përsëritet se Edi Rama nuk ikën. T’i vëmë flakën Tiranës për të larguar ca birbo që mund t’i largojmë me votë”, vijon Nano.
Në mesazhin e tij, analisti nënvizon se ndryshimi i pushtetit duhet të bëhet përmes votës dhe jo dhunës, duke kundërshtuar përdorimin e armëve dhe molotovëve si mjete për të arritur objektiva politike.
“Në këtë vend ende votohet, pushteti nuk merret me pushkë dhe molotov”, përfundon ai.


