Lajme

Mustafa: Lideri dhe ministrat e partisë në pushtet janë zhdukur – s’kanë guxim të na debatojnë

01/24/2025 11:25
nga:Sh R

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka akuzuar partinë në pushtet për mungesë transparence dhe guximi për t’u ballafaquar në debate.

“Partia në pushtet, lideri saj dhe ministrat janë zhdukur. Nuk kanë guximin të na debatojnë.” – deklaroi Mustafa.

Sipas Mustafës, mungesa e debatit tregon qartë se kryeministri nuk ka një plan për të ardhmen e Kosovës.

“Nëse Kurti ka ndonjë plan për të ardhmen e Kosovës do të vinte në debat. Pra, është e qartë pse s’vjen në debat.” – tha më tej Mustafa.