Në një konferencë për media të mbajtur sot, Besian Mustafa, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), theksoi entuziazmin dhe mbështetjen e madhe që LDK-ja po gëzon në prag të zgjedhjeve.
Sipas tij, tubimet e djeshme mblodhën qindra mbështetës në çdo vend, duke reflektuar një valë të re optimizmi dhe përkrahjeje për LDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun.
“Tubimet dhe takimet e djeshme mblodhën qindra mbështetës në çdo vend, duke reflektuar valën gjithnjë e në rritje të mbështetjes për LDK-në dhe kryeministrin në ardhje Lumir Abdizhiku. Energjia dhe entuziazmi në terren tregojnë se qytetarët janë gati për ndryshime reale.” – tha ai.
Mustafa foli për pjesëmarrje rekord të qytetarëve, të cilët, sipas tij, po i bashkohen partisë si shenjë besimi në vizionin dhe udhëheqjen e Abdixhikut.
“Çdo tubim përforcon mesazhin se LDK-ja është alternativa e vetme ndaj dështimeve të qeverisë aktuale. Njerëzit po na bashkëngjiten në numër rekord, duke demonstruar besimin e tyre në udhëheqjen dhe vizionin e Lumir Abdixikut.” – tha Mustafa.