Lajme

Mustafa i reagon Çekut: A po na tregon qysh i ke nënshkru 56 milionë euro tendera në fund të mandatit?

03/12/2025 16:45
nga:G B

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit Hajrulla Çeku, për deklaratat e tij ndaj kësaj partie, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka pyetur Çekun se si i ka nënshkruar 56 milionë tenderë në nëntor të vitit 2024.

“A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd? A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit?” ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Hajrulla, a po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar? Çka ke kaq urgjente? Nuk ndërtohen 4 stadiume për 4 muaj… çfarë halli financiar pate?

A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd?

A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit?

Neve na ke në qato pozicione që kemi thënë para, gjatë e pas fushatës.