Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj një videoje të Lëvizjes Vetëvendosje e cila krenohet me arritjet e Qeverisë Kurti në mandatin 4 vjeçar.
Mustafa thotë se LVV me këtë video tregon përralla.
“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!”, shkruan Mustafa.