Lajme

Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej

04/30/2026 21:05
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj miratimit të programin bujqësor 2026.

Mustafa tha se grantet e subvencioneve për bujqit e fermerët janë zvogëluar gjithandej.

“Sot VV i dha shkelm bujqësisë në Kosovë! Grantet e subvencionet për bujqit e fermerët i paskan zvogëluar gjithandej. A jeni gjallë bujq, fermer, grumbullues, përpunues? Unë ju njoh për trima që nuk e shtrijnë qafën”, ka shkruar Besian Mustafa