Lajme

Mustafa: 7.8 milionë euro janë destinuar për biznese, 69 milionë për shtesat e fëmijëve dhe pensionistët

02/27/2024 14:22
nga:G C

Koordinatori i për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka stagnuar zhvillimi e vendit në aspektin ekonomik.

Ai ka vlerësuar se nga 90.4 milionë euro të shpenzuara në kuadër të programit për Ringjallje Ekonomike, qeveria vetëm rreth 7.8 milionë euro ka destinuar si mbështetje për bizneset.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se 69 milionë euro kjo qeveria ka shpenzuar për transferet prej 100 euro si shtesa për fëmijë dhe pensionistë.

“Nga 90.4 milionë euro të shpenzuara në kuadër të programit për Ringjallje Ekonomike, vetëm rreth 7.8 milionë euro janë destinuar si mbështetje për bizneset, ndërsa 69 milionë euro janë shpenzuar për transferet prej 100 euro si shtesa për fëmijë dhe pensionistë. Ky është shteti “zhvillimor” i Vetëvendosjes, që nuk ka të bëjë me zhvillim e as ringjallje, por vetëm me stagnim e degradim!”, ka shkruar Mustafa.