Lajme

Musmurati publikon pamje nga renovimi i shkollës ‘’Meto Bajraktari’’ : Kemi premtuar punë e jo ankesa

10/17/2023 10:10
nga:N K

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati e ka nisur ditën duke publikuar pamje nga renovimi i shkollës ‘’Meto Bajraktari’’.

Në postimin e saj në Facebook drejtoresha e Arsimit nga rradhët e PDK-së ka thënë se studimet dëshmojnë se mjedisi që na rrethon na ndikon psiqikisht dhe emocionalisht.

Po ashtu së shpejti ajo ka premtuar se do t’i ndërrojnë të gjitha dritaret dhe rregullojnë edhe oborrin e kësaj shkolle.