Lajme

Musliu ulet në shkallët e Qeverisë, nuk e lëshon derën

08/21/2026 08:50
nga:L J

Aksioni i PDK-së para Qeverisë së Kosovës po vazhdon edhe sot, për të shtatën ditë radhazi.

Në kuadër të protestës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është ulur në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, duke marrë pjesë në bllokimin e hyrjes.

PDK-ja, së bashku me deputetë të Aleancës, po kërkon vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.