Lajme

Musliu s’jep shumë detaje për takimin me Ramadanin, tregon nëse u bisedua për ftesën nga Specialja

06/03/2022 12:22
nga:N M

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se takimi me inspektorin e Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, është zhvilluar për periudhën korrik të vitit të kaluar e deri më sot.

Ajo tha se pashmangshëm është biseduar edhe për ftesën që ka pasur Ramadani nga Gjykata Speciale.

“Do të ishte e paarsyeshme qe të kaloj raportimi pa u ndal të Specialja. Krejt çka mundem me nda me ju mund të them se Ramadani është përgjigjur ligjërisht dhe instutucionalisht Gjykatës Speciale”, tha ajo.

Ndërsa për alarmet e rreme për bomba në Kosovë, tha se është në kompetencë të drejtorit të AKI-së dhe se për këtë nuk është biseduar.

“Duke pasur parasysh punën që e kryen inspektori, i cili inspekton punën e brendshme të AKI-së, dhe kjo është kompetencë e drejtorit të AKI-së”, tha në fund Musliu.

Konjufca në fund të muajit do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë