Lajme

Musliu ‘shpërthen’ ndaj Kurtit: Rrenc i madh, kësaj radhe s’të ndihmon as përdorimi i figurës së Thaçit dhe Veselit

10/03/2022 19:02
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se me videon e publikuar sot nga VV-ja ku sulmohen ish-liderët e vendit, sipas saj Kurti e konfirmoi të vetmen punë që di të bëjë, që është propaganda, raporton GazetaBlic.

“Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe. Kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit nuk të ndihmojnë dot”, shkruan Musliu.

Musliu e quan Kurtin, mashtrues dhe rrenc të madh teksa i bën thirrje të paguaj mësimdhënësit.

Shkrimi i plotë:

Albin Kurti me një video të postuar në faqen e e VV në Facebook edhe njëher e konfirmoj që të vetmen punë që din ta bëjë êshtë propaganda.

Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe. Kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit nuk të ndihmojnë dot.

Populli nuk po ushqehet më me propagandë e rrena.

Deri dje të kemi njoftë pak njerëz që jemi përballë me ty, sot të njeh tërë Kosova që
je vetëm një MASHTRUES dhe një RRENC i madh.

Paguaj mësimdhënësit se mjaft i poshtërove.