Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu njoftoi se sot gjatë ditës së flamurit ka bërë homzhe te varri i Shote Galicës, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Musliu thotë se Galica është heroinë e paharruar dhe e quan sinonim të gruas shqiptare.
Shkrimi i plotë:
Për nder të 28 Nëntorit bashkë me Deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Denis Deliu, sot bëmë homazhe te varret e dëshmorëve në Krujë, aty ku prehen eshtrat e Shote Galicës, heroinës së paharruar.
Shote Galica është sinonim i gruas shqiptare, motivim për gjeneratat e reja.
Ajo edhe 95 vjet pas vdekjes vazhdon të ndriqoj rrugën e grave të forta e të guximshme shqiptare.
Lavdi Heroines Shote Galicë dhe gjithë deshmorëve të Kombit!
Falenderoj shumë Xhulianin dhe Kujtimin qe u kujdesen që kjo vizitë të realizohet me sukses!