Lajme

Musliu Shoshi tregon a do të kandidojë sërish për deputete – Ky është momenti më i sikletshëm i saj në Kuvend

01/02/2024 16:57
nga:G B

Sa i përket momentit më të sikletshëm si deputete, Ariana Musliu Shoshi nga PDK, ka përmendur rrahjen në seancën e Kuvendit.

“Momenti më i sikletshëm në Kuvend ka qenë kur ne si deputetë jemi sulmuar fizikisht nga Qeveria”, deklaron deputetja.

Ajo ka folur edhe se a do të kandidojë sërish për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk është që e kam menduar por mendoj se me tërë punën që e kam bërë, angazhimin profesional dhe parlamentar, mendoj që do të kandidoj prapë. Qytetari është ai që e vlerëson punën, përfaqësimin e tyre dhe unë asnjëherë nuk dyshoj në vlerësimin e tij. Unë do të kandidoj dhe qytetari është ai që do ta bëjë përzgjedhjen”, shprehet ajo për Gazeta Blic.

Musliu Shoshi tregon se gjatë vitit 2024 do ta ketë një ditë të ndarë ku do t’i pres në Kuvend qytetarët për takime.

Ndërsa, sa i përket pritjeve për Kosovën për, shpreson që s’do të kemi sanksione nga ana e BE-së dhe ato që janë të hiqen, sepse po na bëjnë dëm./Gazeta Blic/