Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur kritika ndaj qeverisë, në formën se si kjo e fundit ka trajtuar personat me aftësi të kufizuara.
Duke ua kujtuar se vitin e kaluar e shpallën vitin e personave me aftësi të kufizuara, sivjet, Musliu-Shoshi thotë se mazhoranca refuzoi të votojë në buxhet edhe qasjen e personave me aftësi të kufizuara në ndërtesa ku ata kanë nevojë, përfshirë shkollat, transportin publik dhe ndërtesat publike.
“Sot, në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, qytetarët tanë përballen ende me sfidat më themelore për një jetë normale.
Kjo qeveri vazhdon të tregojë mungesë ndjeshmërie ndaj çdo kategorie të shoqërisë sonë!”, shkroi Musliu-Shoshi në Facebook.