Lajme

Musliu-Shoshi: Përkushtimi 20 vjeçar i Kosovës dëshmon se integrimi evropian ka qenë dhe është agjendë shtetërore

01/24/2024 14:36
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se përkushtimi 20 vjeçar i Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike dëshmon se integrimi evropian ka qenë dhe është agjendë shtetërore, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka publikuar pamje nga pjesëmarrja në Këshillin e Evropës.

Postimi i saj i plotë:

Përkushtimi 20 vjeçar i Republikës së Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike dëshmon se integrimi evropian ka qenë dhe është agjendë shtetërore, drejtimi i pa kompromis drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian! #keshilliievropes #kosova #parliamentaryassembly #arianamusliushoshi #pdk