Lajme

Musliu-Shoshi për rastin e Berishajt: Veprimi i parë dhe i domosdoshëm është shkarkimi i tij

04/22/2022 18:03
nga:Genita C

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar rreth raportimeve së ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është pjesë e një skandali financiar.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se, veprimi i parë që duhet të bëhet është lirimi i pozitës së ambasadorit, qoftë kjo përmes dorëheqjes qoftë përmes shkarkimit.

“Pa marrë parasyshë se sa të vërteta janë lajmet e publikuara për këtë rast (dhe vepra tjera si verifikimi nga AKI, deklarimi i pasurisë, etj) veprimi i parë dhe i domosdoshëm do duhej të ishte lirimi i pozitës së Ambasadorit, qoftë përmes dorëheqjes qoftë përmes shkarkimit”, ka thënë ajo,

Ajo ka shtuar se, përveç rastit të Berishajt, skandal është edhe deklarata e presidentes Osmani, duke shtuar se pavarësisht se a është i vërtetë lajmi për ambasadorin, raste të tilla dëmtojnë imazhin e vendit tonë.

“Një skandal në vete paraqet edhe deklarata e Presidentes Osmani lidhur me ngjarjen në fjalë. Si Presidente e vendit nuk i lejohet dhënia me avans e besimit për asnjë person. Por, Vjosa Osmani po e bënë këtë, njejtë sikurse Albin Kurti para disa ditësh që e bëri për Ministren Hajdari. Ajo cfarë duhet të theksohet është se, pa marrë parsysh fajësinë apo pafajësinë e Ambasadorit Berisha, lajme të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë dhe kjo do duhej të ishte arsyeja e lirimit të pozitës”, ka shtuar Musliu-Shoshi.

Reagimi i plotë:

Raportimet për përfshirjen e Ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Berisha në skandalin e bartjes së parave nga një kompani në Serbi, përmes Malit të Zi, në Slloveni , janë shqetësuse.Përtej kësaj ky lajm dëmton rëndë imazhin e diplomacisë së Republikës së Kosovës, prandaj edhe nuk duhet të mbyllen sytë para një ngjarje të tillë.

Pa marrë parasyshë se sa të vërteta janë lajmet e publikuara për këtë rast (dhe vepra tjera si verifikimi nga AKI, deklarimi i pasurisë, etj) veprimi i parë dhe i domosdoshëm do duhej të ishte lirimi i pozitës së Ambasadorit, qoftë përmes dorëheqjes qoftë përmes shkarkimit.

Një skandal në vete paraqet edhe deklarata e Presidentes Osmani lidhur me ngjarjen në fjalë. Si Presidente e vendit nuk i lejohet dhënia me avans e besimit për asnjë person. Por, Vjosa Osmani po e bënë këtë, njejtë sikurse Albin Kurti para disa ditësh që e bëri për Ministren Hajdari.

Ajo cfarë duhet të theksohet është se, pa marrë parsysh fajësinë apo pafajësinë e Ambasadorit Berisha, lajme të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë dhe kjo do duhej të ishte arsyeja e lirimit të pozitës.

Presidentja Osmani me deklaratën e saj sot e ka manovruar vetën në një pozitë shumë të palakmueshme pasi që në rast se vërtetohet se Ambasadori Berisha ka kryer veprimet për të cilat po akuzohet atëherë Presidentja Vjosa Osmani duhet ta liroj pozitën e të parës së vendit.

Deklarata e saj kundër medias dhe besimi i verbër në Ambasadorin e saj mund ti bëhen akulli ku Presidentja do të rrëzohet përfundimisht.