Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emanuel Macron, se mund të rishikohet çështja e vizave nëse Kosova nuk sillet me përgjegjësi.
Musliu-Shoshi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se një paralajmërim i tillë vjen pas veprimeve të qeverisë së Kosovës.
Ajo theksoi se çdo shtet evropian e merr me shqetësim kur sheh një shtet pretendë për në familjen evropiane të ketë sjelljet e një vendi në prag të luftës.
“Deklarata e presidentit Macron vjen si reagim i veprimeve të qeverisë së Kosovës. Se mund të ketë sekuenca sa i perket procesit të visave për Kosovën e kam thënë edhe në deklarata e mia te mëhershme. Çdo shtet evropian e merr me shqetesim të veçantë kur sheh një shtet që pretendon të jetë anëtar i familjes se BE-së të ketë sjelljet e nje vendi jo stabil e në prag të luftës” deklaroi Musliu-Shoshi për “Gazeta Blic”
Musliu-Shoshi tha se Qeveria e Kosovës duhet ta marrë çdo hap në konsultim të plotë me aleatët në të kundërt do të ketë sanskione.
“Qeveria e Kosovës duhet çdo hap ta merr me maturi dhe në konsultim të plotë me aleatet tanë. Në të kundërten do të kemi sanksione në çdo hap dhe është krejt e pamundur që të ecim përpara në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombetar, por edhe të brendshem siç eshte stabiliteti politik dhe ekonomik” tha Musliu-Shoshi për “Gazeta Blic”

Ariana Musliu-Shoshi PDK
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar të hënën se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.
Duke folur më 28 gusht në një fjalim vjetor para ambasadorëve francezë në Paris, Macron tha se nga Kosova dhe Serbia pritet angazhim i qartë në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës në mënyrë paqësore.
“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


