Lajme

Musliu-Shoshi pas deklaratës së Kurtit për Kodin Civil: Eshtë mirë nëse arrin t’i mbledhë votat, do të vendosim si parti si do të votojmë!

04/26/2024 15:10
nga:N K

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se do ti siguroj votat për Kodin Civil.

Ai ka thënë se qeveria planifikon që ky Projekt-kod të kalojë gjatë muajit maj.

Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo tha se është fatkeqësi që kemi ardhë në pikën ku besimi në qeverinë e Kosovës do të bëhet përmes letrave me nënshkrim.

Musliu-Shoshi tha se kemi arritur ku akterët ndërkombëtarë nuk na besojnë më.

Deklaratën e Kurtit e vlerësoj që është fatëkeqësi që kemi ardh deri në këtë pikë ku besimi në qeverinë e Kosovës do të bëhet përmes letrave ku me nënshkrim zotohen edhe kryeministri dhe Ministrja e Punëve të Jashtme edhe presidentja që do ti zbatojnë të gjitha obligimet ndërkombetare të cilat janë marrë në Marrëveshjen e Ohrit duke përfshi edhe Asociacionin dhe Kodin Civil. Kanë ardh në pikën ku akterët ndërkombetarë nuk na besojnë, nuk i besojnë kësaj qeverie dhe kërkojnë hapa konkret, hapa te prekshëm në mënyrë që të procedohet më tutje në agjendën në Këshillin e Evropës”, deklaroi ajo.

E pyetur se a do ta vojë Projekt-Kodin civil, Musliu-Shoshi pati këtë përgjigje.

“Tani unë në këtë moment nuk mund me marrë vendim.Duhet me pa çfarë është kërkesa sepse duhet të jemi në dijeni në detaje rreth kërkesave të Kurtit dhe ti diskutojmë me grupin parlamentar me kryesinë e partisë dhe pastaj të biem në konkludim se si do të votojmë”, potencoi ajo.

Po ashtu deputetja e Partisë Demokratike tha se mirë nëse arrin me i mbledh votat.

“Ky kalim i kodit civil ka qenë premtim elektoral i zotit Kurtit, mundësia që të ketë martesa të gjinisë së njëjtë, dhe mirë nëse arrin të mbledhë vota”, përfundoi ajo për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/