Lajme

Musliu-Shoshi në lot, në zbulimin e shtatores së Leotrimit të vogël

06/18/2024 16:51
nga:G B

Në 25 vjetorin e çlirimit në qendër të Skenderajt, është  bërë zbulimi i shtatorës së 7-vjecarit, Leotrim Ahmetit, i vrarë nga forcat serbe në oborrin e shtëpisë së tij.

E pranishme në ceremonin e zbulimit të shtatorës së Leotrimit, ishte dhe deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, e cila nuk ka mundur t’i mbajë lotët, para shtatorës së Leotrimit të vogël, i cili u vra në mënyrë mizore nga forcat serbe.

Musliu Shoshi ka thënë se shtatorja e Leotrimit do të simbolizojë të gjithë fëmijët e vrarë nga dora barbare e pa mëshirëshme serbe.

“Sot në 25 vjetorin e çlirimit, në qendër të Skenderajt, u zbulua shtatorja e LEOTRIM MALUSH  AHMETI e që do të simbolizoj të gjithë fëmijët e vrarë nga dora barbare e pa mëshirëshme serbe. Shtatorja e Leotrimit do të na kujtoj se LIRIA është e shtrejtë për të cilën duhet të punojmë rreshurazi në mënyrë që e ardhmja të sigurojë PAQE, ZHVILLIM dhe SIGURI”, ka shkruar Musliu0Shoshi në Facebook.