Lajme

Musliu-Shoshi: Kurtit nuk po i kërkohet asgjë më shumë nga aleatët tanë se sa që është zotuar në Marrveshjen e Ohrit

05/04/2024 14:18
nga:Sh R

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë nga aleatët tanë se sa që është zotuar në Marrveshjen e Ohrit.

Musliu-Shoshi në një emision në ATV, tha se është java vendimtare që Kosova të jetë në agjendë të Këshillit të Ministrave për KiE.

“Kurti duhet të pranoj atë çfarë është zotuar para ndërkombëtarëve qe e ka pranu. Nuk po i kërkojmë as pikë as presje më shumë se sa që është zotuar në Marrveshjen e Ohrit. Ka pranu Asocacionin me kompetenca thuajse Autonomi, hajrin ja paftë”, ka thënë Musliu-Shoshi.