Lajme

Musliu-Shoshi: Kurti do të mbahet mend si përçarës i shqiptarëve – kauza për bashkim kombëtar ishte mashtrim

06/10/2024 14:46
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai është pritur mëngjesin e së hënës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Por, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe as nuk është paralajmëruar takim mes dy homologëve.

Për mos pritjen e Ramës nga Kurti, për Gazeta Blic ka folur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi.

Sipas saj, Kurti do të njihet nga historia si përçarës të shqiptarëve.

Ajo vlerëson se Kurti e ka pasur mashtrim edhe kauzën për bashkim kombëtar.

“Historia Albinin do e njeh si të vetmin përçarës të SHQIPTARËVE në të gjitha trojet! Me shtetin Shqiptar s’ka as “dekë as drekë” po e kemi ditë që mashtrim e ka pas edhe kauzën e bashkimit kombëtar”, deklaron deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi./GazetaBlic/

 

S’ka takim Kurti-Rama/ Flasin nga Qeveria: E ftuam në aktivitetet me 12 qershor, tha se s’mund të jetë i pranishëm

 

Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga Presidentja Osmani

 

Edi Rama në Kosovë, takohet me Osmanin por jo me Kurtin

Rama sot viziton Kosovën