Lajme

Musliu-Shoshi kujton masakrën e Lybeniqit: Në këtë fshat Serbia kreu masakrën më tmerrshme ndaj 80 qytetarëve të pafajshëm

04/01/2024 14:49
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Lybeniqit, në Pejë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lybeniqi është dëshmia përmes së cilës ne dhe fëmijët tanë jetojnë të lirë dhe të barabartë dhe në këtë fshat Serbia ka kryer masakrën më të tmerrshme nga 80 qytetarëve.

Postimi i saj i plotë:

Lybeniqi është dëshmia përmes së cilës ne dhe fëmijët tanë jetojnë të lirë dhe të barabartë!
Në këtë fshat shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme ndaj 80 qytetarëve të pafajshëm, duke përfshirë të moshuarit, gratë dhe fëmijë.
Kosova është gjaku ynë që nuk falet!
Lavdi të rënëve për LIRINË që sot ne e gëzojmë!