Lajme

Musliu-Shoshi: Korrupsioni po lulëzon në qeverisjen e Kurtit – hajnat në burg, jo në pushtet

04/24/2024 17:25
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se korrupsioni ka emër, LVV, derisa ka komentuar raportin e DASH-it dhe atë të Freedom House, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto raporte po dëshmojnë se korrupsioni po lulëzon më shumë se kurrë nën qeverisjen e Kurtit, duke shtuar se hajnat duhet të jenë në burg dhe jo në pushtet.

Postimi i saj i plotë:

Korrupsioni ka emër #LVV

Tashmë raportet ndërkombëtare kredibile si DASH dhe së fundmi Freedom House po dëshmojnë që korrupsioni po lulëzon, më shumë se kurrë nën qeverisjen e Albinit.

Hajnat në burg, JO në pushtet!