Lajme

Musliu-Shoshi i reagon Gërvallës: Gafat e saj s’janë risi, ende se ka kuptuar që është ministre e Kosovës

01/15/2024 22:25
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se ministrja Donika Gërvalla ende se ka kuptuar që është ministre e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se gafat e Gërvallës s’kanë të ndaluar, derisa ministrit të jashtëm të Shqipërisë i drejtohet si ministër i Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Zonja Schwarz ende se ka kuptu që është Ministre e Kosovës! Gafat e saj nuk janë risi

Zonja Schwarz është Igli Hasani, Minister i Republikës së Kosovës apo Minister i Republikës se Shqipërisë???