Lajme

Musliu-Shoshi homazhe në Podujevë: Dëshmorët do t’i kujtojmë gjithmonë me nderime të larta

05/05/2024 19:12
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kujtur dëshmorët e kombit bë ditën e dëshmorëve, derisa ka bërë homazhe në Podujevë, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjithmonë do t’i kujtojnë me nderime të larta, ata dhe veprën e tyre.

Postimi i saj i plotë:

Në historinë e lavdishme të Llapit, datën 5 maj, përherë do të shënojmë si ditë të krenarisë, ditë të kujtimit e nderimit për të gjithë dëshmorët që dhanë gjithçka nga vetja e tyre, për të vetmin qëllim, Kosovën tonë të lirë e të pavarur!

Gjithmonë me nderime të larta do të i kujtojmë për jetën dhe veprën e tyre!